Lajme

Madagaskari mund të humbasë rreth 60,000 vende pune për shkak të tarifave të Trumpit

04/09/2025 18:13
nga:Sh R

Një zyrtar i industrisë tekstile në Madagaskar ka paralajmëruar se 60 mijë vende pune mund të humbasin për shkak të taksave të vendosura nga presidenti amerikan, Doland Trump, raporton SKynews.

Formula e përdorur për llogaritjen e tarifave nënkuptonte se vendet me të ardhura të ulëta si Madagaskari, të cilat importojnë një sasi të vogël mallrash amerikane, përballeshin me disa nga normat më të larta.

Sektori i tekstilit dhe veshjeve të Madagaskarit punëson rreth 180 mijë njerëz dhe përbën një të pestën e raportuar të GDP-së së ishullit.

“Ne vlerësojmë se rreth 60,000 vende pune do të preken nga vendimi për të rritur tarifat në 47%”, tha në një deklaratë Rindra Andriamahefa, drejtoreshë ekzekutive e një grupi lobimi të industrisë.

“Pandemia ishte një gjë. Ajo që ne po përballemi tani është krejt tjetër”, tha Beatrice Chan Ching Yiu, presidente e një grupi lobimi të industrisë, e cila shtoi se fatkeqësisht masat si pushimet nga puna ose shkarkimet e përkohshme mund të rezultojnë të pashmangshme.