Lajme

Macut: Serbia duhet të dalë nga rrethi vicioz i kushtëzimeve politike lidhur me Kosovën

10/22/2025 22:40
nga:Sh R

Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, deklaroi në Londër se Serbia duhet të dalë “nga rrethi vicioz kushtëzimeve politike të papranueshme”, që sipas tij, lidhen me statusin e Kosovës.

“Duhet të dalim nga ky rreth vicioz i kushtëzimeve të vazhdueshme politike, të cilat për ne janë absolutisht të papranueshme. Ne jemi vazhdimisht të kushtëzuar me hapa të caktuar ndaj autoriteteve në Prishtinë”, tha Macut pas takimit të Samitit të Procesit të Berlinit.

Ai shtoi se këto kushtëzime “nuk duhet të jenë pengesë për Serbinë”.