Lajme

Macron uron Osmanin, theksi te dialogu: Marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit kanë përcaktuar drejtimin, palët t’i zbatojnë

02/16/2026 22:13
nga:Genita C

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar letër urimi Presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e tij, Macron ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet një çështje e sigurisë evropiane dhe se Franca e mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evripian.

Ai ka deklaruar se Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit kanë përcaktuar drejtimin, duke shtuar se u takon dy palëve që t’i zbatojnë angazhimet e marra përsipër.