Presidenti francez Emmanuel Macron ka hedhur poshtë pikëpamjet disfatiste mbi luftën në Ukrainë, duke pohuar se Rusia në fakt është dobësuar ndjeshëm nga konflikti.
Sipas tij, Rusia ka hyrë në recesion, është bërë “plotësisht e varur nga Kina”, ka një problem demografik dhe po përballet me “dështim ushtarak”.
Macron theksoi se evropianët tani janë bërë “burimi i vetëm i financimit ushtarak” për Kievin, duke aluduar në Shtetet e Bashkuara, të cilat i kanë kërkuar Evropës të shtojë përpjekjet e saj.
Ai beson se asnjë marrëveshje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë nuk mund të arrihet pa pjesëmarrjen e evropianëve.
“Ne do të jemi pjesë e zgjidhjes dhe duhet të jemi pjesë e zgjidhjes”, tha Macron, duke shtuar se kjo ishte pikërisht arsyeja pse zyra e tij kishte rivendosur së fundmi kontaktin me Moskën. /Klankosova.tv


