Sporti

Macron: Kante është shembull për rininë e Francës, shpresoj që ai t’a fitojë Topin e Artë

06/11/2021 11:18
nga:E K

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur mbështetjen për bashkëkombësin e tij N’Golo Kante për të fituar çmimin “Ballon D’or” duke e quajtur atë “një shembull” për kombin.

Lojtarët e Deschamp po përgatiten për hapjen e turneut kundër Gjermanisë të martën dhe këtë javë u vizituan nga Macron i cili u dha mbështetje lojtarëve dhe stafit të kombëtares franceze, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai i ka lavdëruar në veçanti lojtarët Mbappe dhe Kante.

“N’Golo Kante është një lojtar i shkëlqyeshëm, si Kylian Mbappe dhe ai është një shembull. Ata janë shembuj për rininë e vendit”, tha Macron për RMC Sport.

“Kur e sheh se çfarë sezoni pati me klubin e tij, jam i sigurtë që do na ndihmojë shumë në Kampionatin Evropian, shpresoj që ai të fitojë ‘Topin e Artë’, përfundoi presidenti i Francës.

/GazetaBlic Sport/