Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili ishte i pranishëm në gjysmëfinale dhe do të jetë i pranishëm në finale, kundër Argjentinës, të dielën, dëshiron që Karim Benzema të jetë në Katar për finalen. (Real Madrid).
Ministrja franceze e sportit, Amélie Oudea-Castera, në një deklaratë për RTL, konfirmoi këtë mundësi: “E di që presidenti ka vullnetin për ta bërë këtë dhe po studion mundësinë”, përcjell GazetaBlic Sport.
Macron dëshiron të marrë Benzeman dhe gjithashtu të dëmtuarin Paul Pogba (Juventus) dhe N’Golo Kante (Chelsea), figura të rëndësishme në kombëtaren franceze.
Finalja e madhe e Kupës së Botës luhet të dielën.
/GazetaBlic Sport/