Lajme

Macron dhe Scholz në takimin mes Kurtit dhe Vuçiq – Zyrtari i NATO-s referuar burimeve diplomatike

10/24/2023 21:58
nga:G B

Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadiku, në Kanal10, veterani i gazetarisë dhe zyrtari i NATO-s, Afrim Gjonbalaj ka thënë se në takimin e radhës Kurti- Vuçiq do të marrin pjesë edhe presidenti frances Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Scholz, raporton Gazeta10.

Ai këtë deklaratë e tha duke u bazuar siç tha në burimet diplomatike. Gjonabalaj tha se pala amerikane nuk do të jetë prezente por Franca dhe Gjermania po.

“Pas sulmeve që kanë ndodhur në veri ata kanë vendosur që të jetë në takim diplomacia e rëndë. Presioni do të jetë më i madh te Kurti”, tha Gjonbalaj. /Gazeta10/