Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar të shtënat në Moskë, duke e quajtur atë një “sulm terrorist”.
Në një deklaratë, ai tha se “dënon me vendosmëri këtë sulm terrorist, të cilin e ka marrë përsipër Shteti Islamik”.
Macron shtoi se Franca qëndron në solidaritet me viktimat, raporton Sky News.