Macja Achille ka parashikuar saktë fituesin e ndeshjes, Turqi – Itali.
Macja ishte para dy pjatave me ushqim të njëjtë, pranë atyre pjatave ishin flamujt e kombëtareve, shkruan GazetaBlic Sport.
Ajo zgjodhi ushqimin që ishte në pjatën e Kombëtares italiane duke parashikuar kështu fitoren e Italisë.
Italia fitoi me rezultat 0-3 ndaj Turqisë në ndeshjen e mbrëmshme.
/GazetaBlic Sport/


