Sporti

Mac Allister: Ndjenjë fantastike të jesh lojtar i Liverpoolit, duhet të fitojmë trofe të mëdhenj

06/08/2023 13:35
nga:E K

Liverpool ka njoftuar transferimini e argjentinasit Mac Allister.

“The Reds” përmes Twitter kanë zyrtarizuar transferimin e mesfushorit nga Brighton, shkruan GazetaBlic Sport.

Mac Allister i kushtoi Liverpoolit 35 milionë funte, kurse argjentinasi do ta mbajë numrin 10 në fanellë.

Pas zyrtarizimit në Liverpool, argjentinasi u shpreh i lumtur me kalimin te The Reds.

“Ndjenjë fantastike të jem këtu si lojtar i Liverpool dhe mezi pres të filloj. Dua të jem me skuadrën që nga dita e parë e parasezonaleve. Kur je në një klub si Liverpool ti duhet të fitosh trofe të mëdhenj”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/