Sporti

Mac Allister do t’i bashkohet kombëtares së Argjentinës pavarësisht dëmtimit: “Asgjë nuk mund të më ndalojë”

10/06/2024 12:23
nga:Lorik J

Alexis Mac Allister pësoi një lëndim gjatë fitores 1-0 të Liverpool ndaj Crystal Palace në Selhurst Park të shtunën.

Si rezultat, mesfushori duhej të largohej në pjesën e parë, për shkak të një problemi të mundshëm.

Megjithatë, ai ka konfirmuar se do t’i bashkohet Argjentinës për ndeshjet e tyre ndërkombëtar.

“Ndjeva një siklet të lehtë gjatë lojës, por asgjë që do të më ndalonte”, ka shkruar Mac Allister në Instagram. “Tani, plotësisht i fokusuar në atë që është përpara.”

Gazetari argjentinas Gaston Edul gjithashtu konfirmoi se nuk ka asnjë ndryshim në planet e ekipit dhe se Mac Allister do t’i bashkohet atyre.

/GazetaBlic Sport