Showtime

Lyrical Son bëhet baba për herë të tretë, zbulohet emri i veçantë i djalit

10/01/2023 07:46
nga:G B

Gresa dhe Lyrical Son janë bërë prindër për herë të tretë.

Djali i çiftit ka ardhur në jetë me datë 27 shtator.

Dje, tre ditë pas, lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale bashkëshortja e reperit, Gresa.

Ajo edhe e ka zbuluar emrin e djalit i cili do quhet Andrea.

‘Jemi përtej të qenurit të bekuar dhe me fat. Falemderit Zotit për këtë dhuratë të çmuar’, është shprehur ajo mes tjerash në postimin e parë.