Sporti

Lyoni i Xherdan Shaqiri fiton me përmbysje të madhe, ja rezultatet e plota të ndeshjeve në Europa League

10/21/2021 22:57
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme në Europa League.

Lyoni i Xherdan Shaqiri ka arritur një rezultat fantastik ndaj skuadrës së Sparta Pragues, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra franceze nga 0 me 2 sa ishte duke humbur, arriti që ta rikthente rezultatin në 3 me 4. Xherdan Shaqiri bëri një paraqitje të mirë në këtë takim.

Duhet cekur që tifozët e skuadrës çeke shpalosen pankarte ku Kosovës i referoheshin si pjesë e Serbisë.

Në ndeshjet tjera, Napoli triumfoi ndaj Legias me rezultat 3 me 0, kurse Galatasaray e mposhti Lokomotivën e Moskës me rezultat 0 me 1.

Ja rezultatet e plota.

/GazetaBlic Sport/