Sporti

Lyon nuk kursehet, ofron 27 milionë euro dhe kalon Milanin në garën për Pulisic

07/03/2023 08:47
nga:Lorik J

AC Milan raportohet se ka paraqitur një ofertë prej 15 milionë dollarë për yllin e Chelsea, Christian Pulisic – por Lyon ka bërë një ofertë gjithnjë e më të mirë.

Është raportuar më parë se Blues po kërkojnë të paktën 20 milionë funte për Pulisic, por Milani shpreson ta ulë atë çmim të kërkuar. Kuqezinjtë duan të ribashkojnë Pulisic me ish-bashkëlojtarin e tij në Chelsea, Olivier Giroud, teksa poashtu transferuan edhe Cheek këtë merkato, përcjell GazetaBlic Sport.

The Athletic tani raporton se Lyon ka paraqitur një ofertë 27 milion dollarë për yllin amerikan.

Klubi francez ka kaluar përpara Milanit në garën për Pulisic pasi ka dërguar ofertën me shkrim, e cila përputhet me vlerësimin e lojtarit nga Chelsea.

/GazetaBlic Sport