Klubi i futbollit Olympique Lyon do t’i drejtohet Komitetit Olimpik dhe Sportiv Francez për të kërkuar uljen e dënimit të trajnerit të skuadrës, Paulo Fonseca.
Bëhet e ditur se ish-trajneri i Milanit është suspenduar deri më 30 nëntor të këtij viti pas sulmit të tij ndaj arbitrit Benoit Millot në ndeshjen me Brestin më 2 mars.
Aktualisht trajner i Lyonit është Georges Maciel. Nëse kjo kërkesë nuk merret parasysh, Olympique Lyonnais do të ankohet edhe në Gjykatën Administrative.
/GazetaBlic Sport


