Lajme

LVV: Serbia u zhvesh nga pretekset, barrikadat duhet të hiqen sa më shpejt!

12/22/2022 11:15
nga:Y I

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka reaguar në lidhje me barrikadat në Veri dhe rolin e Serbisë në vendosjen e tyre.

Në reagimin e VV-së thuhet se Serbia u zhvesh nga të gjitha pretekstet e saj në lidhje me bllokimin e rrugëve përmes barrikadave.

Tutje kjo parti ka iliustruar përmes një tabele se çfarë ka ndodhur që nga data 1 nëntor dhe deri tani .

Ata kanë bërë thirrje që ato të hiqen sa më shpejt.

“KFOR kërkoi pak kohë për heqjen e barrikadave, ndërkohë sot jemi në ditën e 13 të tyre. Barrikadat duhet të hiqen sa më shpejtë” thuhet në reagimin e tyre raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Zhveshja e Serbisë karshi barrikadave në Mitrovicë

Pa mbështetjen e qytetarëve në pjesën veriore të Mitrovicës dhe vetëm me banda kriminale nëpër barrikada, Serbia u zhvesh nga të gjitha pretekstet e saj në lidhje me bllokimin e rrugëve përmes barrikadave.

Kronologji e ngjarjeve e ilustron këtë:

● 1 nëntor, 2022 – Republika e Kosovës ndalon target ilegale

● 5 nëntor, 2022 – Lista serbe lëshon institucionet

● 23 nëntor, 2022 – Arrihet dakordimi për targa në Bruksel

● 25 nëntor, 2022 – Republika e Kosovës shpall zgjedhjet për komunat në veri

● 10 dhjetor, 2022 – Republika e Kosovës shtynë zgjedhjet për komunat në veri

● 10 dhjetor, 2022 – Vendosen barrikadat në veri

● 20 dhjetor, 2022 – Goran Rakiq: “Barrikadat hiqen kur të lirohet Pantiq”

● 21 dhjetor, 2022 – Vuçiq: “Barrikadat nuk hiqen pa u themeluar Asociacioni”

KFOR kërkoi pak kohë për heqjen e barrikadave, ndërkohë sot jemi në ditën e 13 të tyre. Barrikadat duhet të hiqen sa më shpejtë.