Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur sërish për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve.
Ai tha se prej momentit kur ka hyrë në vitin e fundit të mandatit të qeverisë, ka qenë i interesuar që të takohej me opozitën dhe ta diskutojnë muajin dhe stinën e zgjedhjeve.
Ndërsa, për sa i përket rezultateve të ardhshme zgjedhore, Kurti tha se VV-ja do të dalë edhe më mirë sesa në shkurtin e vitit 2021, ku i kishte marrë 50.2% të votave.
“Unë besoj që në zgjedhjet e ardhshme do të dalim edhe më të fortë se në ato që shkuan. Nuk e di se çfarë përqindjesh do të jenë, por do të dalim edhe më mirë sesa në shkurtin e vitit 2021”, tha Kurti raporton Gazeta Blic.
Në lidhje me këtë deklaratë të Kurtit ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku.
Sadiku tha se Kurti, me deklarata të tilla, i’u flet masave për të treguar sa e fuqishme është LVV-ja.
Ai potencoi se rezultatin zgjedhor që kjo parti mori në vitin 2021 nuk mund ta përsërisë më.
“Kurti ju flet masave për të treguar se ende VV-ja është e fuqishme, por në fakt edhe ai e di se rezultatet zgjedhore të para tri viteve nuk mund të përsëriten më asnjëherë”
Tutje i njëjti tha se kjo parti do të dalë e para por do të bëjë koalicion me një parti opozitare.
“LVV-ja do del e para por do bejë koalicion me ndonjerën nga partitë opozitare, e si duket gjasat janë të mëdha të jetë me nje koalicion me PDK-në” deklaroi Sadiku në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/