Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos votimin e Rezolutës për Policinë e Kosovës.
Ajo në një prononcim për Gazeta Blic ka thënë se pushteti policinë po e përdorë vetëm për mburrje.
“Pushteti e do policinë vetëm për mburrje, refuzon që ta ndihmojë e ta forcojë! Sot, për të disatën, Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi Rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila, me miratimin e saj, do të ndihmonte shpejtë dhe konkretisht Policinë e Kosovës”, ka thënë Musliu.
Tutje ka thënë se kjo qasje ndaj policisë është për keqardhje.
“Është për keqardhje kjo qasje e pushtetit ndaj policëve të Kosovës. Shtesat për rrezikshmërinë, sigurimi shëndetësor dhe miratimi i Ligjit për pensionim të parakohshëm – janë më të paktat që meritojnë policët tanë”, ka thënë ajo.
Musliu potencoi se Policia nuk meriton të injorohet.
“Morali i Policëve po bie çdo dit, këtë e dëshmojnë edhe protestat e njësive elitare. Policia e Kosovës nuk e meriton të injorohet në këtë menyrë nga pushteti”


