“Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë t’a ruajë primatin në zgjedhjet e ardhshme por do të jetë larg 50%.
Kështu tha për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike, Shemsi Jashari.
Ai tha se ky rezultat ka ndodhur vetem njehere dhe se nuk pritet te ndodhe me.
“Nëse shohim në të kaluarën nuk është se qytetari shpesh ka ditë me i vlerësu veprimet të cilat janë përmbajtësore dhe cilat janë vetëm fasadë. Këto veprime që në dukje janë të mira, të arsyeshme, janë në rregull po flasim për Veriun mund të themi se e ka mirmbajt një lloj mbështetjeje kjo qeverisje me ato veprime atje. Nëse shohim në diskursin publik, krejt çfarë flasim për suksesin e kësaj qeverie, flasim për disa aksione policore në Veri. Nuk është se dikush nga Qeveria mund të mburret me fusha të tjera si zhvillimi ekonomik dhe atë përmbajtjen që e bën jetën në përgjithësi në vendin tonë”
“Rezultati i zgjedhjeve 50% ka ndodh vetëm njëherë dhe frymën që ka qenë për ndryshim në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2019, mund të themi se lektorati i partive të tjera, jashtë Vetëvendosjes e ka ndëshku lidershipin e partieve të veta, ka qenë një votë frustrimi dhe ndëshkimi më shumë se sa një votë pro-programit dhe vizionit të VV-së. Në kete zgjedhje qe do te mbahen, LVV-ja do të arrijë ta ruajë primatin si subjekti që merr me shume vota por do te jete larg 50%” tha Jashari për “Gazeta Blic”


