Reagon Lëvizja Vetëvendosje pas sulmit nga deputetit Mergim Lushtaku nga PDK-ja, ndaj kryeministrit Kurti dhe ministrave të tij.
LVV-ja e ka cilësuar sulmin të kordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: “Disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues”.
Po ashtu Lëvizja Vetëvendosje thotë se sulmi po bëhet ndaj qeverisë së parë të Kosovës e cila nuk e ka asnjë ministër apo zv.ministër të kontrolluar nga Beogradi.
Reagimi i plotë:
Krimi i organizuar dhe dora e zgjatur grusht nuk na ndalë në sjelljen e rendit dhe kushtetushmërisë në Republikë
Sot në Kuvendin e Kosovës dora e zgjatur e atyre që nuk e duan shtetësinë, demokracinë dhe ligjin e Kosovës, u përpoq të bëhet grusht.
Teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim duke treguar për betejën e Republikës së Kosovës për shtrirje të rendit e të ligjit në veri të vendit, disa deputetë të PDK sulmuan me grushta, si një bandë rrugaçësh, kryeministrin dhe ministrat e Kosovës.


