Lëvizja Vetëvendosje ka ndarë një video në rrjetin social Facebook ku ‘godet’ opozitën.
Në reagimin e tyre thuhet se është “mirë që opozita nuk është në qeveri se do e dorëzonin vendin para Serbisë”
Ata tutje kanë thënë se të njëjtit e kanë mbajtur vendin të izoluar për 20 vite dhe sërish po e ‘godasin’ pas shpine Republikën dhe qytetarët.
“Opozita flet për izolim ndërkohë që sa ishte në pushtet fali tokë, nënshkroi ‘Zajednicë’, shiti e vjedhi pasuri publike duke na mbajtur për 20 vjet të izoluar” thuhet ndër të tjera në videon e tyre.
Reagimi i plotë: