Lajme

LVV akuzon LDK-në për kapje të ‘Prishtina Parking’

12/23/2022 18:32
nga:Astrit Gashi

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arianit Beqiri, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për kapjen e ndërmarrjes ‘Prishtina Parking’.

Ai ma dje e ka quajtur ‘Prishtina Parkingu’ të LDK-së, parti kjo e cila aktualisht po udhëheq me Komunën e Prishtinën.

Sipas Beqirit, i cili është edhe asistent i kryeministrit Albin Kurti, “kjo ndërmarrje e kapur nga LDK, duke e emëruar Sokol Havollin në krye të saj, përveç problemeve pafund e këto ditë edhe rrahjeve, tani i paska rezervuar 6 vende të parkingut për LDK-në”.

“Prishtina, Për’sheshi i Përparim Ramës”, shkroi Beqiri në Facebook.