Sporti

Luuk de Jong: Kalimi te Barcelona arritja më e madhe në karrierën time

09/09/2021 16:50
nga:E K

Luuk de Jong është bërë lojtari më i ri i Barcelonës.

Ai ka folur për emocionet e tij të mëdha kur u transferua te klubi i madh spanjoll, shkruan GazetaBlic Sport.

Për sulmuesin e ri të Barcelonës, transferimi te “Blaugranët” është pika më e lartë e tij në karrierë.

“Është hapi më i rëndësishëm i karrierës sime, mbërrita në klubin më të mirë në botë. Arrita të përmbush qëllime të tilla si fitorja në Ligën e Evropës. Por të luash për Barçën është një ëndërr e realizuar dhe shpresoj të largohem me kujtime të mira nga ky klub”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/