Të shtunën, Lionel Messi arriti të mposht Meksikën me magjinë e tij dhe t’u sjellë argjentinasëve tre pikët me vlerë të madhe, dhe sa do të thoshte kjo fitore për ta, u duk nga festimi i pabesueshëm në dhomat e zhveshjes.
Megjithatë, ishte Messi ai që u vu nën kritika të publikut, madje ai mori kërcënime edhe nga boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez, i cili pretendon se argjentinasi poshtëroi Meksikën, përcjell GazetaBlic Sport.
Videoja e festës nga dhomat e zhveshjes që u shfaq në rrjetet sociale tregonte qartë se sa shumë do të thoshte kjo fitore për argjentinasit.
Mirëpo, për shkak të një detaji në video, kritika u vu Lionel Messi, i cili u akuzua nga meksikanët se fshinte qëllimisht dyshemenë në dhomën e zhveshjes dhe ecte mbi fanellën e kundërshtarëve.
Messi ka shkëmbyer fanella me një nga lojtarët e Meksikës pas ndeshjes dhe në video shihet se ai përfundoi në parket kurse kapiteni argjentinas u akuzua se e bëri atë me qëllim për të poshtëruar kundërshtarin.
Canelo had some strong words for Messi after seeing his locker room celebration ?
(via @canelo, nicolasotamendi30/IG) pic.twitter.com/emRRHK1nGO
— ESPN Ringside (@ESPNRingside) November 28, 2022
Më i ashpri për këtë ka qenë boksieri meksikan Canelo, i cili është indinjuar shumë nga lëvizja e Messit dhe ka vendosur të kërcënojë argjentinasin dhe t’i thotë se nuk do të kalojë mirë nëse takohen ndonjëherë në jetë.
“E pashë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë. Ai duhet t’i lutet Zotit që të mos e gjej,” shkroi Canelo në Twitter, duke shtuar më pas.
“Ashtu si unë e respektoj Argjentinën, ai duhet të respektojë Meksikën. Nuk po flas për të gjithë argjentinasit në përgjithësi, por vetëm për këtë m*t që bëri Messi në dhomën e zhveshjes dhe atë që pamë të gjithë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/