Sporti

Luton – Manchester City, formacionet zyrtare

02/27/2024 20:07
nga:Mergim Rreci

Manchester City e zhvillon sonte ndeshjen e 1/8 së FA Cup.

‘Qytetarët’ do të përballen me skuadrën e Luton, me ndeshjen që luhet në ‘Kenilworth Road’, shkruan GazetaBlic Sport.

Manchester City ka fituar FA Cup në shtatë raste të mëparshme, dhe ata janë mbajtës të trofeut, pasi e kanë mposhtur Manchester United 2-1 në finalen e vitit të kaluar.

Ja formacionet zyrtare të ndeshjes që luhet me fillim nga ora 21:00:

Luton Town XI: Krul; Burke, Mengi, Bell; Ogbene, Lokonga, Clark, Doughty; Chong, Morris, Woodrow.

Manchester City XI: Ortega; Walker, Akanji, Stones, Aké; Kovacic, Matheus Nunes; Bernardo Silva, De Bruyne, Grealish; Haaland.

/GazetaBlic Sport/