Lajme

Lutjet e Mëngjesit në ShBA, Haradinaj: Është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje

02/05/2026 14:02
nga:Sh R

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar një fotografi nga ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit në SHBA.

Ai ka bërë me dije se është shumë domethënëse që Kosova përfaqësohet në këtë ngjarje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë mënyrë Kosova rikonfirmon miqësinë me ShBA-të.

“Kjo ngjarje që bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota përfaqëson një moment të fuqishëm uniteti, besimi dhe vlerash të përbashkëta. Është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme, duke riafirmuar miqësinë e bekuar dhe partneritetin e qëndrueshëm të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj.