Lajme

Lutfiu: Serbia, së fundmi ka filluar pasivizimin e shqiptarëve të Luginës që jetojnë në diasporë

07/02/2024 15:12
nga:G B

Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka thënë se institucionet e Serbisë kanë filluar edhe pasivizimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në diasporë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka pohuar se procesi i pasivizimit po merr përmasa të frikshme.

“Përderisa target i pasivizimit kanë qenë shqiptarët e Luginës që jetojnë në Kosovë, së fundmi ka filluar pasivizimi i shqiptarëve të Luginës që jetojnë në diasporë”.

“Protestat po mbeten rruga e vetme. Rezolutat dhe shumë raporte ndërkombëtare nuk po e ndalojnë Serbinë për ta realizuar spastrimin etnik”, ka thënë Lutfiu.