Lajme

Lutfiu: Qeveritë serbe po ndërrohen, mendësia është e njëjtë

09/02/2024 14:30
nga:L J

Nevzad Lutfiu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ka folur për situatën që është për shqiptarët atje.

Në një intervistë të dhënë për Klankosova.tv, ai është shprehur se edhe pse është krijuar qeveria e re në Serbi, gjendja vazhdon të mbetet e njëjtë.

“Qeveritë po ndërrohen, mendësia është njëjtë. Prandaj nuk ka shpresë se qeveria e re do të reflektojë”, ka thënë Lutfiu.