Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, përmes një postimi në “Facebook”, thekson se gjykata Kushtetuese në Serbi ka refuzuar ankesën e një shqiptari nga Medvegja për kthimin e adresës, shkruan GazetaBlic.
Ai e quan këtë spastrim etnik, i cili sipas tij duhet të ketë verdikt ndërkombëtar.
“Edhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës, që do të thotë edhe institucioni më i lartë i Drejtësisë në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave.
Safetit i është hapur rruga për në Strasburg dhe ai do ta ndjekë atë.
Ky spastrim etnik duhet të ketë verdikt ndërkombëtar, prandaj i ofroj mbështetjen time të plotë Safet Demirit”, thuhet në reagimin e tij.