Lajme

Lutfi Haziri: VV dhe PDK zgjodhën kryekuvendar, bashkautorin e një punimi që përbaltos UÇK-në, e rëndë shumë!

08/28/2025 21:10
nga:Y I

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar ashpër procesin e zgjedhjes së kryekuvendarit dhe veprimet e partive politike.

Haziri tha se vendimi i PDK-së dhe i disa deputetëve nga grupe të tjera politike për ta mbështetur propozimin e pestë të Vetëvendosjes ishte i gabuar.

Ai tha se LVV dhe PDK si dhe disa deputetë të grupeve të tjera zgjodhën për kryetar një person që është bashkautor i një punimi ku, sipas tij, përbaltoset Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta çlirimtare.

“Në anën tjetër, VV, PDK dhe deputetë të grupeve të tjera, zgjodhën për kryetar Kuvendi hiç më pak se bashkautorin e një punimi që e përbaltos UÇK-në, i cili pëlciti pakënaqësi për përshkrimin dhe cilësimin e luftës çlirimtare. E rëndë shumë, me thënë të drejtën” shkruan Haziri në reagimin e tij raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Partia e parë, të cilës i garantohet ekskluziviteti i propopozimit të kryekuvendarit, arriti që ta kalojë këtë pa marrëveshje politike, me insistim sipas procedurës. Por, çka se?!

PDK dhe deputetë të disa grupeve politke ‘peng’ të fjalës publike, e zgjodhën popozimin e pestë të VV-së për kryekuvendar.

Fillim jo i mbarë nga z. Basha duke vazhduar me shkelje kushtetuese tek ndarja e votimit për nënkryetar të konuniteteve pakicë.

Në anën tjetër, VV, PDK dhe deputetë të grupeve të tjera, zgjodhën për kryetar Kuvendi hiç më pak se bashkautorin e një punimi që e përbaltos UÇK-në, i cili pëlciti pakënaqësi për përshkrimin dhe cilësimin e luftës çlirimtare. E rëndë shumë, me thënë të drejtën.

Por, a e keni lexu se çka shkruan për Isalmin?!

Fushata antishqiptare ndaj rezistences dhe luftës çlirimtare ka qenë më shumë e orientuar të paraqitet para botës si fundamentalizëm islam se sa si kartelë droge. Përshkrimi i luftës, përshkrimi i Islamit si besim dhe përshkrimi i Zotit nga z. Basha, e dallon nga ata që ia dhanë nundësinë.

Jam njëri nga ata që u jap mundësi të gjithëve që të dëshmohen, sepse mendoj se secili duhet të ketë një mundësi të dytë. Kjo vjen kur e kupton gabimin dhe kërkon falje e nuk e manipulon të vërtetën.