Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, ka folur mbi qëndrimin partiak rreth mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, raporton Gazeta Blic.
Haziri ka thënë se janë të gatshëm që ta shkurtojnë fushatën në vetëm pesë ditë, por duke lënë të kuptohet se nëse është e nevojshme që mos të mbahet fare fushatë.
Haziri është shprehur kundër shtyerjes së zgjedhjeve, teksa kërkon nga partitë politike që të merren vesh për shkurtimin e fushatës zgjedhore.
“Ne jemi të gatshëm që ta shkurtojmë fushatën në vetëm pesë ditë. Madje, nëse është e nevojshme të mos mbahet asnjë ditë fushatë. Por, zgjedhjet nuk duhet të shtyhen për shkak që krijohet precedan kushtetues. Këtë nuk mund ta lejojmë”, ka thënë ndër të tjera Haziri.


