Lajme

Lutfi Haziri: Tash, Kurti e urren Gjykatën Kushtetuese më shumë se opozitën

07/11/2024 18:15
nga:G C

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas miratimit të ligjit për KPM-në ku thotë se është po tentohet kapja në organet e pavarura.

Në një përgjigje dhënë për GazetaBlic, Haziri ka shprehur pakënaqësit drejt kësaj Qeverie dhe saktësisht ndaj këtij ligji, ku sipas tij, nuk është është marrë parasysh asnjë rekomandim i organeve që trajtojnë standartet evropiane.

“Mos-trajtimi i asnjë rekomandimi i organeve që trajtojnë standartet evropiane dhe insistimi me çdo kusht për krijimin e mundësive për kapjen e KPM-së, është plan i njëjtë për kapjen dhe ndikimin në organet e pavarura shtetërore”, tha Haziri.

“Vendi, gati tri vjet pa prokuror të shtetit krijon pasiguri juridike për qyetetarët. Tani, përveç pasigurisë, ky veprim është tendencë me vendosë Republikën në parimin e asaj që po ndodhë me Qeveri “One Man Shoë”. Organet shtetëror se Kuvendi që nuk e ndali, apo Presidenca nëse e kthen prapa në Kuvend, atëherë mbetet organi i vetëm Kushtetuesja. Kurti më shumë se opozitë, e urren vetëm Gjykatën Kushtetuese, tash”, tha Haziri për GazetaBlic.

Abazi kërkon reagim gjithëpopullor: Kurti ka tendencë për vendosjen e diktaturës në Kosovë

Vjen reagimi ‘epik’ nga VV’ja pasi PDK e LDK do ta dërgojnë në Kushtetuese ligjin për KPM-në dhe KPK-në

Pantina: Vjosa Osmani duhet të reagojë për KPM-në, nëse nuk bën diçka të tillë edhe ajo do ta kufizojë lirinë e shprehjes