Lajme

Lutfi Haziri: Suksesi i operacionit policor të 24 shtatorit, duhet të kapitalizohet në politikë!

09/27/2023 12:53
nga:Y I

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur për ngjarjet e fundit që u shënuan në Veri dhe se si duhet të vazhdojë Kosova tutje në procesin e dialogut.

Haziri tha se suksesi i operacionit policor të 24 shtatorit tashmë duhet të kapitalizohet në politikë.

Ai tha se ky operacion do të mbetet një tregim i suksesshëm por i pamjaftueshëm për të mbyll problemet, nëse politika dështon në ditët dhe javët e ardhshme.

“Suksesi i operacionit të Policisë për parandalimin e akteve terroriste duhet të kapitalizohet në politikë. Politikës, respektivisht Qeverisë i është kriju një ambient, edhe një rrethanë e re e cila mund të kapitalizohet me shembullin e njëjtë që u dëshmua në koordinim mes institucioneve, partnerëve dhe me dal me një konkluzion të qartë se si sheh dhe në çfarë mënyre e sheh mbylljen e dialogut me Serbinë. Kjo do të mbetet tregim i suksesshëm për ne, falë reagimit profesional të Njësive Operacionale të Policisë së Shtetit por e pamjaftueshme me mbyll problemet nëse politika dështon në ditët dhe javët e ardhshme me e kapitalizu këtë sukses” deklaroi Haziri për “Gazeta Blic”.


Lutfi Haziri, Nënkryetar i LDK-së

Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit u vra nga terroristët serbë në fshatin Banjskë të Zveçanit pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pas këtij akti të rëndë, terroristët u tërhoqën në Manastirin e Banjskës ku patën përlasje të armatosur me Policinë e Kosovës e që rezultoi me vrasjen e tre prej tyre.

Presidentja e vendit i ndau urdhërin “Hero i Kosovës” rreshterit të rënë në krye të detyrës, Afrim Bunjaku.

Për sulmin e armatosur pati reagime të ashpra edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar.

Amasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeeff Hovenier, ka deklaruar se sulmi ka qenë i “koordinuar dhe i sofistikuar”

“Ne e dimë se ishte e koordinuar dhe e sofistikuar. Sasia e armëve sugjeron se kjo ishte serioze, me një plan për të destabilizuar sigurinë në rajon”, ka deklaruar ai në Politico raporton Gazeta Blic.

Dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës e ka dënuar ashpër edhe zëvendës-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Derek Chollet, në një bisedë  që zhvilloi me kryeministrin Kurti.

“Shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të tkehehn në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zbatojnë e Ohrit”, tha Chollet, raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Hovenier: ShBA duhet të përcaktojë nëse Serbia ishte përgjegjëse për sulmin në veri

Cholleti flet me Kurtin e Vuçiqin, këtij të fundit i kërkon de-eskalim në veri