Sporti

Lutfi Haziri pak orë para finales: Jemi të gjithë me SC Gjilanin

06/05/2023 11:29
nga:Lorik J

Sonte zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Prishtinës do të ballafaqohet me SC Gjilanin me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan GazetaBlic Sport.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfzi Haziri thotë se në qytetin e Gjilanit të gjithë po presin rikthimin e Kupës.

Ja postimi i tij në Facebook:

“Gjilanasit dhe gjithë Anamorava kudo që janë presin kthimin e Kupës së Republikës përmes SC Gjilanit 1945, në kryeqendrën e sportit dhe kulturës, në Gjilan.
Skifterave, lojtarëve dhe gjithë ekipit në krye me z.Florim Zuka, i uroj suksese nga zemra!

Jemi të gjithë me SC Gjilanin”, shkruan Haziri.