Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ishte i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.
Haziri foli mbi mundësitë për formimin e Qeverisë dhe përfshirjen e LDK-së si pjesë e saj.
Ai tha se ky subjekt politik nuk është i interesuar të hyjnë në koalicion me qeveri që janë afatshkurta.
“Nuk jemi të interesuar të hyjmë në koalicion me qeveri që janë afatshkurta, që s’kanë stabilitet, që kanë mjegull politike… janë zgjedhjet lokale, është zgjedhjet për President dhe krejt ne po flasim për më pas se 12 muaj. A ka nevojë Kosova me pas institucione?- Ka nevojë! Me vetë faktin që soti Kurti e ka parë këtë proces zgjedhor si numra, nuk e ka ndërtu procesin në besim, e ka përdor besimin për me e rrit në numër dhe kërkesa për 500 mijë ka qenë e qartë se ose e ‘marr hunin se tirqit’ që thotë populli. Për herë të parë pas 15 viteve ka fillu rënie e Vetëvendosjes” deklaroi Haziri në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.