Lajme

Lutfi Haziri: Justifikimi i Kurtit i paqëndrueshëm, rrugën për anëtarësim është dashur ta mendoj më parë

05/08/2024 13:13
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e radhës të Qeverisë sot ka folur lidhur me kushtëzimin me Asociacion për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Kurti ka deklaruar se Qeveria kosovare nuk e pranon kushtëzimin me Asociacion për anëtarësim.

Sipas kreut të ekzekutivit, askush nuk mund të kërkojë më shumë se sa letra garancie që është dërguar nga krerët shtetërorë.

Deklaratat e kryeministrit aktual, ish-negociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri.

Haziri ka thënë se justifikimi i Kurtit është i paqëndrueshëm.

Ai deklaron se para aplikimit, rruga drejtë anëtarësimit është dashur të mendohej nga Qeveria.

“Nuk ka të bëjë më pranim ka të bëjë më aplikim, se Qeveria në emër të Republikës ka aplikuar në KiE dhe populli i saj pret pranim. Vështirësitë e kërkesat që dalin rrugës janë normale e procedurale apo edhe politike duhet t’i përballon, është i paqëndrueshëm justifikimi që kërkesat janë apsurde se askujt nuk i intereson puna e kërkesave por rezultati dhe impakti. Para se me ndodh aplikimi është dashur të mendoj krejt rrugën, opsionet dhe pengesat që mund të dalin”, u shpreh Haziri.

Kosova nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të KiE në diskutimin e radhës të këtij komiteti.

Fajit për këtë çështje, Haziri e ka hedhur tek pushteti aktual.

Nënkryetari i LDK-së, thotë se kërkesat që vijnë nga aleatët po pasqyrojnë paaftësinë e Qeverisë.

“Veprimi i vetëm pasi që Këshilli i Ministrave në nivel të zëvendësve që punojnë për përgatitjen e agjendës nuk ka përfshirë Kosovën është një tregues i qartë që kërkesat që vijnë nga partneret e Kosovës pasqyrojnë mosaftësinë e Qeverisë për t’i përmbushur të gjitha kërkesat që dalin për anëtarësim”, deklaroi Haziri.

Dështim i qeverisjes është të kthehet në disavanatazh, favori i Kosovës për anëtarësim pas pengesave.

Haziri ka kërkuar që anëtarësimi në KiE duhet të realizohet, pasi me mos anëtarësim Kosovën e presin pasoja.

“Kjo rrugë është e vështirë dhe ka qenë e ditur nga dita e parë, pengesat për Kosovën kanë qenë Rusia me partnerët e saj dhe problemet e tilla nuk ekzistoj, dera është hapur që kjo rrethanë e re është në favor të Kosovës dhe me e kthyer këtë në dizavantazh. Është dështim i qeverisë e cila nuk arriti me maksimalizu përmes diplomacisë aktive negocimin me shtet partnere, ky dështim nuk mund të arsyetohet me mos veprim se ka pasur zotim me letër. Qeveria duhet ta realizoj këtë qëllim se dështimi do të ketë pasoja të brendshme në Kosovë dhe në raport ndërkombëtar”.

Kryeministri Albin Kurti kujtoi sot një “letër garancie” që ai, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca ua paraqitën bashkësisë ndërkombëtare, ku përfshihej edhe zotimi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, pas anëtarësimit të vendit në Këshillin e Europës.

“Më datë 22 mars, sivjet, pra 2024, kur po shënonim 3-vjetorin e zgjedhjes së Qeverisë sonë, bashkë me presidenten e Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe unë si kryeministër, pra tre krerë institucionesh të shtetit të nivelit më të lartë dhamë një letër garantuese me zotimet tona për të ardhmen pas anëtarësimit, tamam siç na u kërkua. Natyrisht që ne nuk mund të themi që garancat tona të nivelit me të lartë nuk janë garanca të vlefshme. Më shumë se ajo letër nuk mund të kërkojë askush”, shtoi ai./Front Online/