Lajme

Lutfi Haziri e mbështet Qeverinë Kurti për “kapjen” e Bordit të Teatrit Kombëtar

05/10/2021 14:33
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka vlerësuar si lajm të mirë emërimin e shefit të ri të AKI-së, duke e quajtur atë si qytetar  lojal.

Haziri e ka mbështetur edhe vendimin e Qeverisë Kurti për emërimin e Bordit të ri të Teatrit, ndonëse një nga anëtarët e bordit është motra e deputetit të Lëvijzes Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, nuk bën të penalizohet dikush pse ka lidhje politike.

Ai e ka vlerësuar si profesioniste Shkurte Aliun, motrën e deputetit të Vetëvendosjes, Luan Aliu, e cila në fund të javës së kaluar u emërua anëtare e Bordit të Teatrit Konmbëtar.

Megjithatë, nga opozita dhe shoqëria civile emërimet e fundit janë quajtur si kapje e Teatrit Kombëtar.

Pos Shkurte Aliut, edhe tre anëtarët e ri të Bordit të Teatrit janë mbështetës të Vetëvendosjes, e për të cilët ka raportuar Gazeta Blic.

Qeveria Kurti nis me “kapjen” e bordeve, motra e deputetit dhe disa mbështetës të VV-së emërohen në Bordin e Teatrit

Prapaskenat e shkarkimit të Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar, flet ish-kryetari, Agron Shala