Lajme

Lutfi Haziri: Drita jonë në disa raste i dha leksion 15 herë kampionit të Holandës

07/29/2021 22:20
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës është eliminuar nga kualifikimet e UEFA Conference League, pas humbjes 3:2 nga Feyenoordi në ballafaqimin e sotëm.

Til shënoi pas 8 minutave lojë, por Simonovski dhe Fazliu shënuan pastaj për ta dërguar Dritën në epërsi. Në pjesën e dytë, Til shënoi edhe dy gola për ta eliminuar Dritën nga UEFA Conference League.

Për këtë paraqitje të sotme të Dritës reagoi edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se ekipi i qytetit të tij në disa momente i dha leksione Feyenoordit.

“Drita jonë në disa raste i dha leksion 15 herë kampionit të Holandës. Përkundër humbjes në minutën e fundit, ne ndihemi krenarë me paraqitjen bravoroze. Falëmnderit lojtarëve për magjinë e futbollit që na e dhuruan sonte. Më shumë fat në ndeshjet e radhës”, shkroi Lutfi Haziri në rrjetin social, Facebook.

/GazetaBlic Sport