Zgjedhjet Lokale

Lutfi Haziri: Autostrada e Gjilanit na lidh me Prishtinën për vetëm në 17 minuta

10/15/2021 14:37
nga:N M

Kryetari aktual dhe kandidati i LDK për komunën e Gjilanit Lutfi Haziri ka prezantuar projektin që ka të bëjë me autostradën e Gjilanit.

Haziri ka thënë se ky projekt do të lidh gjilanasit me kryeqytetin për vetëm 17 minuta.

Njoftimi i plotë:

Autostrada e Gjilanit është projekti im i zemrës. Ky projekt madhor e ofron gjilanasin në vetëm 17 minuta me Prishtinën. Unë do të jem kujdestar 24 orë e shtatë ditë deri në finalizim.
Përfundimi i saj duhet të dinamizohet shumë dhe shpallja e segmentit Gjilan/Lluçan nga Qeveria është obligim shtetëror ndaj 100 mijë banorëve shqiptarë dhe gurbetçarëve tanë, për lidhjen e Kosovës Lindore me Prishtinën dhe Tiranën!
#LDK160 #LDKGjilan