Lajme

Lutfi Bilalli: Ka indicie se Serbia ka eksportuar armatim nga Greqia dhe Qipro

02/28/2024 22:40
nga:Sh R

Autori i disa librave për Ukrainën, Lutfi Bilalli ka folur rreth pjesëmarrjes së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Samitin e Tiranës.

Sipas tij, Zelensky gjatë kësaj vizite paralajmëroi vendet e Ballkanit Perëndimor se janë të rrezikuara nga infiltrimi dhe propaganda ruse.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Bilalli ka folur edhe për veprimet e Serbisë, e cila sipas tij, po vazhdon të shes armatim tek vendet e treta.

“Ka indicie se Serbia ka eksportuar armatim nga Greqia dhe Qipro”, ka thënë Bilalli.