Mërgim Lushtaku, kandidat për deputet nga PDK, ka vizituar disa biznese individuale në Skenderaj, raporton Gazeta Blic.
Po ashtu, Lushtaku ka pritur disa përkrahës të PDK-së në zyrën e tij.
“Të gjithë këta konfirmuan edhe një herë mbështetje të palëkundur ndaj nesh”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Sot, pata kënaqësinë të bëj një vizitë në disa biznese individuale në Skenderaj, ku puna e tyre i jep gjallëri qytetit.
Gjithashtu prita disa përkrahës të PDK-së në zyrën time, ku të gjithë këta konfirmuan edhe një herë mbështetje të palëkundur ndaj nesh.
Faleminderit !


