Lajme

Lushtaku: Vetëm militantët e Albinit justifikojnë këtë krizë – jeta e qytetarëve po përkeqësohet çdo ditë

08/18/2025 20:46
nga:Genita C

Mërgim Lushtaku ka reaguar ashpër ndaj situatës politike dhe sociale në vend, duke kritikuar moskonstituimin e Kuvendit dhe shkeljet e përsëritura të Kushtetutës, raporton GazetaBlic.

Ai tha se vetëm militantët e Albin Kurtit dhe anarkistët mund ta justifikojnë këtë “humbje të madhe”. Lushtaku renditi një sërë problemesh si rritja e çmimeve, shtrenjtimi i energjisë, pasiguria, mungesa e investimeve dhe ikja e të rinjve, duke akuzuar pushtetin për mungesë rezultatesh dhe fokus vetëm në propagandë.

Sipas tij, këta nuk kanë më të drejtë të flasin për ndryshim.