Kandidati i PDK-së për deputet, Mergim Lushtaku, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e fuqishme dhe të sinqertë që mori gjatë takimeve me qytetarët në Makërmal, Vitak, Pemishtë dhe Lushtë, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se qytetarët besojnë në listën fituese #PDK131 dhe janë të bindur se kjo është e ardhmja më e mirë për Kosovën, duke mbështetur projektin e PDK-së për mbi 100 arsye.
Lushtaku falënderoi qytetarët për besimin dhe mbështetjen e tyre.