Lajme

Lushtaku: Çdo deputet që voton pro projektligjit për shëndetin riprodhues, voton pro shkatërrimit e degjenerimit të familjes së mirëfilltë shqiptare

06/27/2024 11:38
nga:Sh R

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku, thotë se i qëndron mbrapa kundërshtimit të tij ndaj projektligjit për shëndetin riprodhues.

Lushtaku në një postim në rrjetin social Facebook, tha se secilil deputet që voton pro këtij projektlilgji është pro shkatërrimit dhe degjenerimit të familjes së mirëfillt shqiptare.

“Secili deputet që voton pro këtij projektligji, voton pro shkatërrimit e degjenerimit të familjes së mirëfilltë shqiptare”, shkroi ai raporton GazetaBlic.

Postimi i plotë: