Lajme

Lushtaku reagon për dyshimet lidhur me plagosjen e policëve

07/03/2022 09:27
nga:Q R

Ish-komandanti i gardës ceremoniale të TMK-së ka konfirmuar prezencën e tij në stacionin policor lidhur me dyshimin se ka sulmuar dy zyrtarë policorë mirëpo nuk ka dhënë detaje të cilat thotë se do i jap pas përfundimit të hetimeve. Zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shkëmbim zjarri në mes të Policisë dhe dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është raportuar të ketë ndodhur në orët e hershme të së dielës, në Skenderaj, si pasojë e së cilit, njëri nga zyrtarët policor është plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.

Mësohet se personat e dyshuar për plagosjen e policëve janë ish-gjenerali Nuredin Lushtaku, dy djemtë dhe vëllezërit e tij.

Lajmin e ka konfirmuar vet ish-gjenerali Lushtaku për RTV Dukagjinin i cili nuk ka dhënë detaje dhe ka thënë se nuk do të jap deri në përfundimin e hetimeve nga Policia e Kosovës. Momentalisht, ai ka thënë se gjendet në stacionin policor.

Ndërkaq, bëhet e ditur se dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë.

“Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë. Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Incidenti raportohet të ketë filluar me dy djemve të tij nga Policia e Kosovës të cilëve i ishte shqiptuar një tiketë trafiku. Sherri kishte filluar me shfaqjen e ish-deputetit dhe dyshohet se të përfshirë në konflikt, ishin edhe të bijët e tij.

Policia e Kosovës tashmë është vënë në lëvizje që të arrestohen të dyshuarit të cilët kishin qëlluar me armë zjarri drejt zyrtarëve policorë, si dhe njëherësh, i kishin rrahur ata.

Lushtaku ishte nënkryetari i komunës së Skenderajt, deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e pestë të tij dhe Ish-komandanti i gardës ceremoniale të TMK-së.

Plagosen dy policë në Skënderaj, raportohet se të dyshuar për rastin janë Nuredin Lushtaku dhe familjarët e tij

Plagosja e dy policëve në Skenderaj, policia del me detaje