Lajme

Lushtaku reagon me ashpërsi: E kam pritur nga “Kurtoviqi”, diskriminoi Skenderajn

12/12/2023 21:16
nga:G C

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka qenë i ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, teksa e ka kritikuar atë.

Aty po diskutohet për investimet kapitale të ndara nëpër komuna, ku opozita thotë se “Qeveria ka diskriminuar komunat ku nuk qeverisë Lëvizja Vetëvendosje”.

Për këtë Lushtaku mbiemrin e kryeministrit Kurti e shqiptoi “Kurtoviq”.

“Të jem i sinqertë edhe e kam pritur një gjë të tillë nga një kryeminsitër që është ky Kurtoviqi. Nuk e kam besuar ndoshta më herët, por të diskriminohet kështu një komunë nuk e kisha pritur asnjëherë”.

“E kam thënë edhe më herët, por më duket bashkë i kisha thënë Miladin Popoviq këtij. Diskriminohet komuna, jo vetëm Skenderaji po çdo komunë që është diskriminuar është gabim”, ka thënë Lushtaku në T7.