Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, ka adresuar një numër të madh kritikash për punën 100 ditëshe të qeverisë Kurti.
Ai përmendi një serë premtimesh të qeverisë, e që sipas tij nuk janë realizuar.
“Kjo është përgjegjësia që e kanë kërku, ky është besimi që e kanë kërku dhe ja pra si i ikin përgjegjësisë dhe besimit. Kritikat që kane bërë në vazhdimësi deri në ardhjen në pushtet po tregon se ka qenë vetëm fasadë. Serioziteti i një pune të mirë shihet në mëngjes dhe ky raport 100 ditor lë shumë për të dëshiru”, tha Lushtaku.
“Sepse kanë ardh me premtime gjigante, me premtime joshëse, kemi qenë kritik qysh në fillim dhe i kemi paralajmëruar se ju duhet ti vendosni objektiva të arritshme, por VV-ja është mësuar me demagogji, por jo me politika reale.
Ai shtoi se kjo qeveri për 100 ditët e saj do të mbahet mend vetëm për borde, për nipa dhe mbesa.
Lushtaku përmendi edhe skandalin me tiketat ngjitëse.
“Hysen Durmishi si zvministër e kishte autorizmin edhe kundërligjshëm, për me nënshkru kontrata, kundër ligjit të Financave Publike. Nuk mjafton vetëm pezullimi i kësaj takse, por duhet të shkarkohet zv ministri. Por ju s’muni se është djali i vogël i Albniit, e keni ba rrugëtimin bashkë” , tha ai.