Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes së Prokurorisë Speciale në Hagë, duke thënë se ajo foli në një mënyrë që, sipas tij, u përjetua sikur të ishte në emër të Serbisë dhe kundër Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se kërkesa për deri në 180 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së injoron faktin se Lufta Çlirimtare ishte pasojë e dhunës dhe represionit të regjimit të Millosheviqit, që detyroi shumë qytetarë të mbrojnë familjet dhe shtëpitë e tyre.
Lushtaku shtoi se kjo qasje nuk reflekton frymën e ligjeve, drejtësisë dhe së vërtetës universale, duke paralajmëruar se zëri i tij dhe i qytetarëve do të bashkohet në protestë më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.


