Lajme

Lushtaku: PDK nuk e voton propozimin e Qeverisë për pagën minimale

05/13/2022 12:00
nga:N M

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se me Projektligjin për pagën minimale po bëhet dëm i madh tek kategoritë e caktuara.

Si i tillë, Lushtaku ka thënë se PDK-ja nuk e voton këtë propozim të Qeverisë.

“VV dhe Qeveria Kurti e dinë që keni harru dialogun social. Edhe në këtë pjesë projektligji që synon rritjen e pagës minimale por duhet të bëhet me dialog social siç është e përcaktuar për rritjen e pagës. E dimë që qeveria po mundohet ta tejkaloj çdo dialog social me këtë ligj. Ne si PDK e shohim që po bëhet një dëm i madh tek kategoritë e ndryshme sociale dhe nuk do ta votojmë”, tha ai.

Ramush Haradinaj nga SHBA: Në vend të marrëveshjes finale Kosovë – Serbi, Kurti e VV po ngjesin sitckersa të tabelave