Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku ka zhvilluar një takim me studentët e Prizrenit, raporton GazetaBlic.
Lushtaku i vlerëson ata si “shpresa e Kosovës”, teksa thotë se studentët duan një qeveri që investon në të ardhmen e tyre.
“Veç studentëve, në Prizren takova shumë qytetarë, që më forcuan besimin se jemi shumë afër një Kosove #MaMirë”, shkruan tutje Lushtaku.
E plotë:
Në kryeqytetin kulturor e historik, në Prizren, u mirëprita nga studentët që janë energjia dhe shpresa e Kosovës. Entuziazmi i tyre ka një shkak të qartë: ata e duan një qeveri që investon në të ardhmen e tyre.
Veç studentëve, në Prizren takova shumë qytetarë, që më forcuan besimin se jemi shumë afër një Kosove #MaMirë.


